Historia e mafiozit nga Mali i Zi që u strehua në Kosovë vjen në një dokumentar

Historia e mafiozit nga Mali i Zi që u strehua në Kosovë vjen në një dokumentar

InDoks sjell dokumentarin e radhës “Millosheviqi në Kosovë”, i cili do të transmetohet të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Një vit më parë u arrestuan disa persona, dhe atë për krime jo shumë të rënda, drogë e armë. Por një hulumtim i InDoks tregon anën tjetër të këtij grupi që kishte arritur që në Kosovë të merrte dokumente valide të Kosovës, madje edhe të hapte xhirollogari bankare. Të bënte shumë miq kosovarë.

Dokumentari i InDoks, “Millosheviqi në Kosovë”, me autor Visar Duriqi, zbulon lidhjet e këtij grupi me botën e krimit, të politikës e të klubeve të natës. Me zyrtarë të Qeverisë e me avokatë. Me pronarë hotelesh e falsifikator dokumentesh. Është një histori e errët që më shumë se gjithçka e ekspozon shtetin e Kosovës që dështoi ta ndalonte një të kërkuar nga Interpoli që të fillonte jetë normale në Kosovë.