
I vetë deklaruari si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), ishte bërë shumë i njohur në vitin 2009, kur publikisht kishte deklaruar se ka bërë vrasje për llogari të kësaj organizate. Ky deklarim i tij kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it, si dëshmitar i mbrojtur.
Nazim Bllaca e kishte shpallur vetën ish-agjent i ShIK-ut të Kadri Veselit dhe më keq: i një njësie për vrasje që drejtohej nga Azem Syla.
Ky agjent i vetëshpallur në dëshmitë tij publike kishte pranuar që nuk njohët dhe nuk e ka takuar kurrë Kadri Veselin. Edhe Veseli kishte mohuar se e ka njohur Bllacen.
As kjo nuk e shpëtoi Veselin nga thirrja për të dëshmuar në procesin “Bllaca”, që udhëhiqej nga Salustro. Ai edhe një herë në gjyq e mohoi Bllacën si pjesë e agjencisë së tij. ““Dëshmitari juaj as nuk ka qenë kurrë në SHIK e as nuk ka kryer asnjë shërbim për SHIK-un. Ka një dallim mes të qenit anëtarë dhe kryerjes së një shërbimi për SHIK-un. Bllaca nuk besoj që e ka kryer as këtë të dytën”, kishte thënë Veseli nën betim.
Megjithatë, Nazim Bllaca ka arritur që me dëshminë e tij të dërgoi disa persona në burg.
Ende nuk dihet data se kur do të intervistohet Azem Syla, i cili ndodhet në paraburgim për aktakuzën në rastin e njohur “Toka”, por edhe ai e ka marrë njëftesë nga ky institucion. Në cilësinë e të dyshuarit, me 6 shkurt është intervistuar edhe Sylejman Selimi, i cili po ashtu kishte qenë Komandant i Përgjithshëm, pas Azem Sylës. Selimi është intervistuar në Prishtinë, pak ditë pasi ishte liruar nga burgu, ku mbahej pas dënimit për krime lufte.
Të intervistuar nga Haga janë edhe katër ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi e Lahi Brahimaj/InsajderiIndoks