InDoks, ka sjellur dokumentarin “Shuarja e një idealisti “, në të cilën është paraqitur një profil për Astrit Deharin.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu
InDoks | Shuarja e një idealisti
InDoks | Shuarja e një idealistiKush ishte Astrit Dehari? Si e la Zvicrën ideale për idealin e Kosovës? Si ishte bërë një aktivist i jashtëzakonshëm?Si e kujtojnë shokët e tij?Na ndiqni në RTV Dukagjini dhe Live në Insajderi
Posted by Insajderi on Sunday, 11 November 2018
Dy vite më parë, vendi u trondit me një vdekje e cila ende sot vazhdon të jetë një mister.
Një mister, që është shndërruar në një fantazmë që ndjek shtetin e Kosovës dhe trazon të gjallët që jetojnë në këtë vend.
Misteri i vdekjes së Astrit Deharit në qelinë e paraburgimit me 5 nëntor 2016 është në duart e një Instituti në Zvicër, vendi nga ku Astrit Dehari e kishte braktisur për të jetuar në Kosovë, qysh në vitin 2000.
Përderisa arsyet e vdekjes së studentit të mjeksisë që u bë aktivist i njohur në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të zbardhen shpejt nga ekspertiza ndërkombëtare, jeta e Astrit Deharit është një ditar i një idealisti. Një idealist, që u shua në paraburgim, në mënyrë krejtësisht të mistershme, duke e shndërruar këtë shuarje në një vrasje të idealit, mbi të gjitha të një idealisti.
Indoks në këtë dokumentar, profil për Astrit Deharin, ka shpërfaqur një jetë të një të riu kosovar që sipas rrëfimeve të atyre që e kanë njohur e punuar me ta, e cilësojnë si një idealist që u ka takuar të gjithëve dhe ka dhënë vetën për të gjithë.
Kemi seleksionuar rrëfime ekskluzive nga shumësia e historive që janë treguar për të para dhe pas vdekjes, kemi intervistuar shokët e tij të cilët sa ishte Astriti gjallë kishin një rrugë, por që pas vdekjes së tij, i ndanë rrugët.
Ama para se të bëjmë një rrugëtim nëpër ditarin e jetës së Astritit, le të kthehemi, në një histori të shkurtër që tregon sesi përfundoi i vdekur.
Ishte viti 2015 dhe opozita e asaj kohe kishte nisur një kundërshtim të ashpër kundër dy marrëveshjes së pozitës së asaj kohe; Demarkacioni dhe Zajdenica.
Pas shumë protestave të dhunshme, në të cilat, siç do të mësojmë më vonë, Astriti kishte luajtur një rol të rëndësishëm si një student i mjeksisë, duke i ndihmuar aktivistët e lënduar, në gusht të vitit 2016, do të ndodhte diçka që e përcaktoi fatin e Astritit.
Më 4 gusht të vitit 2016 kur objekti i Kuvendit të Kosovës u sulmua me një granatë dore. Me 30 gusht të atij viti, Policia kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për kryerjen e sulmit. Një nga ta ishte Astrit Dehari.
Bashkë me të tjerët, Astriti kishte përfunduar në paraburgim në Prizren, teksa priste për një aktakuzë, ngritjen e së cilës nuk e përjetoi. Me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Një vdekje që qysh në minutat e parë kur u dha lajmi, shokoi gjithë vendin. Por shokimi u kthye shpejt në një konfuzitet, që u krijua nga konstatimet e pasakta të organeve të shtetit që aludonin në një vetvrasje dhe politikës ditore që akuzoi pushtetin për vrasje.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu
InDoks | Shuarja e një idealisti
InDoks | Shuarja e një idealistiKush ishte Astrit Dehari? Si e la Zvicrën ideale për idealin e Kosovës? Si ishte bërë një aktivist i jashtëzakonshëm?Si e kujtojnë shokët e tij?Na ndiqni në RTV Dukagjini dhe Live në Insajderi
Posted by Insajderi on Sunday, 11 November 2018