Historia e vogëlushit shqiptar në kampin e Sirisë: “Më solli babi, nuk di ku është”

Historia e vogëlushit shqiptar në kampin e Sirisë: “Më solli babi, nuk di ku është”

Ndonëse ka 7 vite në Siri, ky djalosh flet ende shqip. Prej gati 7 muajsh atë e kanë çuar në kampin Al Hawl dhe ai as vetë nuk e di si ka përfunduar aty.

I pyetur se kush e ka sjellë në Siri,  10 vjeçari ka treguar se ishte vetë prindi ai që e dërgoi atje.

“Babi im”. Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS.

Në këtë kamp para disa ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili për fat të mirë ka mundur të shpëtojë.