InDoks, një histori tronditëse – atë të ikjes së kriminelëve serbë nga b" />

Historia tronditëse se si ikën kriminelët e luftës nga burgu në Mitrovicë

Ky dokumentar përmban pamje të rënda. Fuqishëm sugjerohet aprovimi i prindit ose kujdestarit para se të shikohet nga personat nën moshën 18 vjeçare

Historia tronditëse se si ikën kriminelët e luftës nga burgu në Mitrovicë

Ahmet Grajqevci, nga Këshilli i Familjarëve të Zhdukur, ka treguar për InDoks, një histori tronditëse – atë të ikjes së kriminelëve serbë nga burgjet në Mitrovicë.

VIDEO

Grajqevci rrëfen se shumë të arrestuar, të dënuar dhe të burgosur për krime lufte, kishin arritur që të ikin nga burgu në Mitrovicë, gjatë trazirave në mars të vitit 2004.

Ai tregon se gjatë viteve të para të përfundimit të luftës, ata si komision, kishin arritur që të dërgojnë shumë dëshmi për krime lufte ne Hagë. Thotë se nga to janë dënuar 119 persona, nga të cilët vetëm 13, e kanë përfunduar burgimin me të cilin ishin dënuar.

DOKUMENTARI I PLOTË KËTU:

“Po, kam bashkëpunuar me Hagën. Kam dërguar materiale dhe janë përgjigjur pozitivisht. Do të thotë ato kanë ndihmuar në gjykimin e Milloshevicit dhe kriminelëve tjerë, që kanë qenë të arrestuar. Në faktet tona, fill pas luftës kemi pasur një numër të madh të dënuarve. Dikund kanë qenë 199 dhe vetëm 13 prej tyre e kanë përfunduar burgun deri në fund. Të tjerët janë liruar në bazë të provave dhe një numër i madh ka ikur nga burgu i Mitrovicës, gjatë trazirave të vitit 2004. Ne e falenderojmë një ndërkombëtar Maria Fula Ivoshenski, e cila ka bërë punë të madhe për hulumtimin e të zhdukurve dhe arrestimin e krimibelëve të luftës. Ajo ka qëndruar aktive në Kosoëv dhe ka bërë një punë të madhe këtu”, ka thënë Grajqevci për InDoks.

VIDEO

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18) – 27.01.2019

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18)Faktori ndërkombëtarë që ruajti eksluzivitetin për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë nuk e ka hetuar si masakër madje as krimin kundër njerizimit në Reçak, e as masakrën kundër familjes Jashari. As edhe shumicën e krimeve të tjera të regjimit serb të Milloshevicit. A ishte e qëllimshme kjo?Drejtësi nuk u soll për këto krime. Por, ndërkombëtarët në vazhdimësi shqiptarëve të Kosovës iu kërkuan që të bëjnë paqe me shtetin serb. InDoks në dokumentarin “Paqe pa drejtësi”, me autor Visar Duriqi , sjell rrëfimin tjetër për krimet e pagjykuara në Kosovë.A kishte mundësi që Shteti i ri i Kosovës ta bënte këtë punë vet? A ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar masakrat kundër shqiptarëve në Kosovë? A pati gjenocid në këtë vend? Kush nga EULEX-i tentoi ta sabotonte identifikimin e të pagjeturve të luftës së viteve 1998-1999?Ndërkombëtarët tentojnë ti barazojnë më tutje krimet e regjimit të Milloshevicit me ato të UÇK-së, me Gjykatën Speciale.Por në krejt këtë padrejtësi, një pyetje legjitime rri pezull: A mund të ketë paqe pa drejtësi?Live në RTV Dukagjini dhe Insajderi

Posted by Insajderi on Sunday, 27 January 2019