Historike, ky është lajmi që vjen nga Shqipëria

Historike, ky është lajmi që vjen nga Shqipëria

“Nis një ditë historike për Shqipërinë, që për herë të parë merr një rol ndërkombëtar me kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Vjenë, ku do t’i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së përparësitë e Shqipërisë.

Shqipëria merr sot zyrtarisht kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë, Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger.

Para nisjes së ceremonisë së marrjes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së OSBE-së, u bënë fotografitë tradicionale familjare të nisjes së misionit të drejtimit të OSBE; me ambasadorët e misioneve të vendeve anëtare në Vjenë; me shefat e misioneve në terren; me ekipin shqiptaro-ndërkombëtar të misionit tonë.

“Vizioni ynë për kryesinë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020 udhëhiqet nga tre objektiva të rëndësishme, përqendrimi në baza duke zbatuar së bashku dhe me mirëbesim, tërësinë e angazhimeve tona politike, ndryshime në terren, qoftë këto në parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti, monitorimit të zgjedhjeve ose mbështetjen e reformave, apo përmirësimit të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve tanë dhe duke vazhduar forcimin e dialogut të frymëzuar nga 30-vjetori i Marrëveshjes së Parisit”, deklaroi dje Rama, ndërsa vizitoi në Vjenë, zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE-së.