
Një person është arrestuar të premten në Obiliq, pasi i njëjti kishte hedhur në shitje votën e tij për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër (e diel), njofton Insajderi.
Policia njofton se i dyshuari përmes rrjeteve sociale në platformën “merr jep” ka postuar një shkrim me përmbajtjen “shes vota”.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com