
Holandezi me aftësi të kufizuara Christian Mensinga do të kalojë rreth 300 kilometra vetëm me karrocën e tij, për qëllime bamirësie. Fitimet nga kjo ngasje me karrocë e tij, do të shkojnë për familjet në nevojë në Kosovë.
Kjo ecje me karrocë e Mensingas do të nis në muajin maj dhe do të jetë ecja e tij e 17-të në mision humanitar dhe do të sponsorizohet nga fondacioni “Stichting de Brug” (Fondacioni Ura).
“Çdo shumë e mbledhur do të jetë investim për ndihmë të dhënë familjeve të ndryshme, të vejave dhe jetimëve në Kosovë”, shkruan gazeta holandeze Arnhemse Koerier.
Siç shkruan Arnhemse Koerier, paratë e mbledhura nga Mensinga do të shkojnë në zonën e Gjakovës.
Zona industriale e Gjakovës ka mbi 20 vjet që është shkatërruar me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë. Si rezultat është një nivel i lartë i papunësisë në këtë pjesë, raporton Insajderi.
Fondacioni “Stichting de Brug” ka sjellë ndihmë shtesë në këto anë, të tilla si ndihma në fondet e shkollave dhe kostot e ngrohjes, ofrimi i barërave për të moshuarit dhe sigurimi i miellit për bukë.
Holandezi deri tani ka bërë 16 ngasje të sponzorizuara në Holandë me karrocën e tij. Ngasja e tij e shtatëmbëdhjetë do të fillojë në qendër në Hagë më 12 maj në ora 10:00.
Këto janë vendet në listën e tij: Boskoop, Woerden, Utrecht, Leersum, Ede, Arnhem, Vorden dhe Haaksbergen.
Destinacioni final është në Endchede, ku Christiaani do të përfundojë të mërkurën më 24 maj. Në total ai do të kalojë rreth treqind kilometra. /Insajderi.com