Hoti apelon për kujdes: Numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë

Hoti apelon për kujdes: Numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë ditëve të fundit, si pasojë e respektimit më të mirë të masave të vendosura nga Qeveria që drejtohet nga ai, numri i rasteve me COVID-19 ka shënuar rënie, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se edhe pse një rënie është vërejtur në shifrat e viktimave nga virusi Corona në vendin tonë, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë.

Andaj, ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat.

“Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre”.

“Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit. Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com