Hoti apelon te qytetarët: Mos i’a vështirësoni shtetit punën dhe vetës jetën

Hoti apelon te qytetarët: Mos i’a vështirësoni shtetit punën dhe vetës jetën

Sonte nga ora 18:00, kanë hyrë në fuqi masat për menaxhimin e situatës me Covid-19.

Lidhur me këtë, ka folur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka apeluar tek qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë, njofton Insajderi.

Ai në profilin e tij ne Facebook, ka shkruar se pa ndihmën e qytetarëve nuk mund të arrijmë sukses.

Tutje Hoti ka thënë se mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës, prandaj ai ka apeluar që “mos t’ua vështirësojmë atyre punën dhe vetes jetën.

Statusin e tij, kryeministri Hoti e ka përmbyllur me një kërkesë tjetër, duke thënë që “të mos shtohet numri i të infektuarve nga pakujdesia”./Insajderi.com