Hoti: Ata që kritikuan marrëveshjen e Uashingtonit dolën gabim

Hoti: Ata që kritikuan marrëveshjen e Uashingtonit dolën gabim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pas zyrtarizimit të raporteve diplomatike ndërmjet Kosovës e Izraelit, tha “ata që kundërshtuan marrëveshjen e Uashingtonit dolën të jenë gabim”.

Kosova më 1 shkurt zyrtarisht është njohur nga Izraeli – kjo erdhi si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit ndërmjet Kosovës e Serbisë më 4 shtator.

“Besoj se veprimi i sotëm tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë dhe i nxjerr gabim të gjitha ata kritikët që nuk e kanë pranuar këtë marrëveshje. Ajo çka ka ndodhur menjëherë në Shtëpinë e Bardhë”.

Hoti tha se përpos zyrtarizimit të raporteve janë arritur edhe marrëveshje tjera.

“Krahas shkëmbimit të marrëdhënieve diplomatike sot u nënshkruan edhe marrëveshje të tjera. Unë pres me padurim t’i presim në Prishtinë miqtë tanë izraelit në Prishtinë”.

Kreu ekzekutiv shtoi se ““Është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Kemi hapur një kapitull të ri të forcimit të marrëdhënieve që buron nga Marrëveshja e 4 shtatorit. Ne kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën”. /Insajderi.com