Hoti-Lajçakut: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Hoti-Lajçakut: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka diskutuar sot me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Tëitter, Hoti ka dhënë detaje nga kjo bisedë e realizuar me diplomatin sllovak.

Kreu i ekzekutivit tha se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë, por se ky proces duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke.

Postimi i plotë:

Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke. /Insajderi.com