Hoti: Miratimi i buxhetit siguron blerjen e vaksinave kundër Coronavirusit

Hoti: Miratimi i buxhetit siguron blerjen e vaksinave kundër Coronavirusit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës të martën u miratua në lexim të dytë Projekt-ligji për buxhetin e vitit 2021, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se miratimi i buxhetit, ndër të tjera, siguron blerjen e vaksinave anti-COVID’19 me 40 milionë euro.

Miratohet buxheti për vitin 2021, i cili siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, financim të duhur për shëndetësi për luftimin e pandemisë, përfshirë blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro.Buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave”.

“Buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimor të Kosovës që ka mumguar në vitet e fundit”, ka shkruar ai./Insajderi.com