Hoti: Demarkacionin do ta zgjidhim bashkë me rugovasit

Hoti: Demarkacionin do ta zgjidhim bashkë me rugovasit

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR, Alternativa, Avdullah Hoti ka premtuar sot se së bashku banorët e Rugovës dhe me spektrin politik shumë shpejt do të zgjidhim çështjen e demarkacionit.

Këto premtime Hoti i bërë në një takim me fermerët e Rugovës së Pejës, njofton Klan Kosova.

Më tutje Hoti në këtë takim ka thënë se Kosova së shpejti duhet të bëhet gati për të zgjedhur edhe demarkacionin me Serbinë.

Çështja e demarkacionit ka mbetur pa u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, përkundër se kjo marrëveshje ishte arritur rreth dy vite më parë.

Me një shtator të vitit të kaluar kryeministri, Mustafa kishte proceduar në kuvend ratifikimin e kësaj marrëveshje por më pas e kishte tërhequr atë./Insajderi.com