Hoti: Deputetet duhet të jenë në seancë për të votuar buxhetin

Hoti: Deputetet duhet të jenë në seancë për të votuar buxhetin

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë që deputetët duhet të jenë të pranishëm në seancën e nesërme ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është e udhës që secili deputet të jetë në seancë dhe të mbështesë këtë ligj.

Hoti ka shkruar se votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta.

“Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë”, ka thënë ai./Insajderi.com