
Këshilltari për Siguri Shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Robert O’Brien, dje ka thënë se të enjten do të takohet kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
O’Brien ka theksuar se mirëpret takimin e nesërm me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar në Shtëpinë e Bardhë.
Ai ka thënë se bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë do ta avancojnë paqen.
“Unë nesër do të mirëpres presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Nga angazhimi i të dy liderëve për dialog do të përfitojnë Kosova dhe Serbia.”, tha O’Brien. /Insajderi.com
“I look forward to welcoming @predsednikrs Vucic and Prime Minister @Avdullah Hoti to the White House tomorrow. These important discussions will advance peace through economic cooperation. Both leaders’ commitment to dialogue will benefit #Serbia and #Kosovo.”–NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/mpvhe2SyXn
— NSC (@WHNSC) September 2, 2020