Hoti dhuron gjak për të ndihmuar të infektuarit me COVID-19

Hoti dhuron gjak për të ndihmuar të infektuarit me COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, është bërë pjesë e vullnetarëve të cilët dhurojnë gjak, të cilët kanë përfunduar sfidën me COVID-19, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti thotë se këtë e bëri me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë e dhurimit të gjakut për shpëtim të jetës së qytetarëve.

“Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com