Kryeministri, Avdullah Hoti është shfaqur shumë i shqetësuar me situatën e krijuar kur pandemia po del jashtë kontrollit.
Kryeministri Hoti ka mbajtur një konferencë për media për gjendjen e shpërndarjes së coronavirusit në Kosovë.
Hoti ka thënë se disa komuna mund të hynë në karantinë pas rasteve të shumta me COVID-19
Në dy javët e fundit situata në vend ka qenë shqetësuese pasi rastet mbi dhe rreth 100 brenda ditës të raportuara si pozitv kanë qenë konstante.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po apelon për respektim të udhëzimeve shëndetësore si; maskat dhe distanca fizike.
Poashtu edhe Klinika Infektive po mbingarkohet nga të infektuarit që po kanë nevojë të hospitalizohen /Insajderi.com/