Hoti diskuton për gjendjen e sektorit privat dhe ekonomisë si rezultat i pandemisë

Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka zhvilluar takim me kryetarët e odave ekonomike.

Hoti diskuton për gjendjen e sektorit privat dhe ekonomisë si rezultat i pandemisë

Kosova po përballet me vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë. Për këtë Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti takoi kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ku u diskutua rreth programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti njoftoi drejtuesit e dy odave ekonomike lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave nga Pakoja Emergjente Fiskale si dhe përgatitjet për zbatimin e masave tashmë të aprovuara nga Pakoja e Rimëkëmbjes.

Poashtu për gjatë takimit u diskutua lidhur me sfidat me të cilat po ballafaqohet sektori privat pas shpërthimit të pandemisë si dhe nevojën e dinamizimit të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet sektori privat dhe ekonomia e Kosovës. /Insajderi.com/