Dialogu na takon të gjithëve

Hoti: Do komunikoj me të gjithë, para nisjes në Uashington

Hoti do bashkëpunim dhe bashkërendim me gjithë spektrin politik para se të niset për në Uashington, ku do të takohet me përfaqësues të shtetit serb.

Hoti: Do komunikoj me të gjithë, para nisjes në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se procesi i dialogut nuk është proces që i takon veç një qeverie, prandaj para nisjes për takimin e 27 qershorit, do të ketë takime edhe me opozitën, njofton Insajderi.

“Do të zhvillojmë diskutimet e nevojshme me të gjithë, në përputhje me qasjen që kemi premtuar, në mënyrë që si shtet të dalim unik në këtë proces të rëndësishëm”, potencoi kryeministri.

“Do të tentoj të kem komunikim edhe me opozitën përpara se të shkojë në Uashington edhe me forumin e liderëve politik të partive parlamentare në kuvendin e Kosovës, për t’i mbajtur të gjithë të përfshirë sepse ky nuk është proces që i takon vetëm një qeverie por të gjithë qytetarëve të vendit”, tha Hoti.

Këto komente kryeministri i bëri në përurimin e segmentit të parë të rrugës që lidhë Deçanin me Plavën, e cila u përurua për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Deçanit./Insajderi.com