Hoti: Dy milionë euro shtesë do t’i takojnë komuniteve jo-shumicë

Hoti: Dy milionë euro shtesë do t’i takojnë komuniteve jo-shumicë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ndajë dy milionë euro shtesë për komunitetet jo-shumicë në Kosovës, krahas mjeteve financiare të cilat ju takojnë.

Ai është takuar me deputetët e grupeve parlamentare të cilët përfaqësojnë komunitet pakicë në vend.

“Në bazë të Programit të miratuar në Qeveri, ne e kemi shpërnda një shumë prej 1.7 mil€, si mbështetje për komunitetet jo-shumicë, ndërsa tani planifikojmë t’i shpërndajmë edhe 2 mil € për këto komunitete dhe atë deri në fund të dhjetorit të këtij viti, në mënyrë që t’ju ofrojmë mbështetjen e duhur në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19”, tha Hoti.

Postimi i plotë:

Për herë të parë Qeveria e Kosovës synon t'i ndajë edhe 2 mil € shtesë komuniteteve, krahas përfitimeve tjera që ju…

Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 22. Oktober 2020