Hoti e falënderon Ramën – e fton në Prizren

Hoti e falënderon Ramën – e fton në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, për takimin e organizuar në Tiranë mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka postuar një fotografi në monentet e nisjes së palës kosovare për në Prishtinë, ku mes falënderimesh, Hoti e ka ftuar kryeministrin Rama për një takim të radhës në Prizren.

“Në nisje për Prishtinë, e falënderova Kryeministrin Rama për një mbledhje shumë përmbajtjesore te dy qeverive tona.

E pres së shpejti në Prizren për të nisur disa pune të tjera të përbashkëta”./Insajderi.com