Hoti e përsëritë në “takimin vëllazëror” në Tiranë: Shpejt caktohet data për takimin në Uashington

Hoti e përsëritë në “takimin vëllazëror” në Tiranë: Shpejt caktohet data për takimin në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është marrë veç me tema teknike në konferencën për shtypë të zhvilluar bashkë me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, derisa po qëndron në vizitë zyrtare në Tiranë, megjithatë nuk është lënë pa u pyetur nga gazetarët edhe për temat politike, njofton Insajderi.

Pyetja e pashmangshme e gazetarëve: A do të shkojë në dialog pa presidentin Hashim Thaçi?

“Po” është përgjigjur Hoti.

“Kosova ka institucionet e veta kushtetuese dhe legjitime. Unë jam i gatshëm dhe në koordinim me Richard Grenell për të caktuar një datë për të filluar procesin e dialogut me një agjendë fillimisht ekonomike e më pas në çështje politike”.

Hoti ka cekur se Kosova në këtë dialog përfundimisht kërkon “njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”./Insajderi.com