Pauza për dialog

Hoti e pranon: Po, kemi pauzuar nga dorëzimi i aplikimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Serbia është pajtuar ta ndalë fushatën e çnjohjeve. Kosova gjithashtu ka pauzuar aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo, për shkak të takimit në Uashington.

Hoti e pranon: Po, kemi pauzuar nga dorëzimi i aplikimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka pranuar se Qeveria e Kosovës ka pranuar që të pauzojë aplikimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare, deri në takimin e 27 qershorit në Uashington me Serbinë, njëjtë siç kjo e fundit ka pranuar që ta ndalë fushatën për çnjohjen e shtetësisë së Kosovës, njofton Insajderi.

“Kemi vendosur që të pauzojmë nga dorëzimi I aplikimeve për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Hoti, duke shtuar se këtë e kanë bërë për të treguar vullnetin e mirë për dialog.

“Jemi dakorduar për këtë, deri me 27 qërshor”, deklaroi Hoti.

“Por, ju gjithashtu e dini që çdo aplikim i joni është i suksesshëm vetëm nëse mbështetet nga SHBA-të”.

Qeveria e Kosovës është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë vendim që ta ndalin aplikimin për anëtarësim në institucione të ndryshme ndërkombëtare./Insajderi.com