Hoti e shkarkon për herë të dytë ish-drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj

Hoti e shkarkon për herë të dytë ish-drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkarkuar Ilir Murtezajn dhe riemëruar Ekrem Hysenajn, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton Insajderi.

“Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 04/L-102 me Ligjin 04/L-115, me Ligjin 04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Pasi të përfundojë detyrën e u. d. të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, zt. Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Vendimi hyn në fuqi sot (e martë) dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK-ja për zbatimin e tij.

Më muajin tetor 2020, Hoti e kishte shkarkuar Murtezajn nga pozita e drejtorit të ATK-së. Pas këtij vendimi, ai ishte kthyer në punën më 8 janar 2021, mirëpo në ditën e dytë të punës pas rimarrjes së detyrës, i njëjti u suspendua./Insajderi.com