Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka arritur në Shtëpinë e Bardhë për të marrë pjesë në takimin ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Richard Grenell, njofton Insajderi.
Përmes disa fotografive të publikuata nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shihet se Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka mirëpritur kryeministrin Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo arritën në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e ditës së sotme mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA’ja është e gatshme të ndërmjetësojë.Normalizim Ekonomik”, thuhet në përshkrimin e fotografive të publikuara nga Robert O’Brien në Twitter.
“@predsednikrs Vucic and Prime Minister @Avdullah Hoti just arrived at the White House for today’s #Serbia–#Kosovo talks. The United States is ready to facilitate #EconomicNormalization!” -NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/3GtgOWdlhn
— NSC (@WHNSC) September 3, 2020
Gjatë ditës së sotme Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka reaguar duke thënë se Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim të ekonomisë si shans për të krijuar një ekonomi që sjell përfitim.
“Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim të ekonomisë dhe shanse për të krijuar një ekonomi që sjellë përfitim. Sot jam i fokusuar te njerëzit e rinj që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe do ta shtyej përpara këtë agjendë. Le ta lëmë politikën anash”, ka shkruar Grenell. /Insajderi.com