Kryeministri, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook ka shkruar rreth vendimit për dasmat.
Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për lejimin e dasmave.
Është raportuar se ahengjet familjare do të lejohen, por këtë e ka demantuar në një postim në Facebook, kryeministri, Avdullah Hoti, i cili tha se ende nuk është marrë vendim për lejimin e dasmave.
“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla”, ka shkruar Hoti ndër tjerash.
Më tutje ai ka kërkuar nga qytetarët kujdes të shtuar që të mos përhapet më shumë COVID-19. /Insajderi/