Hoti: Është hequr nga tavolina ideja e shkëmbimit territorial

Hoti: Është hequr nga tavolina ideja e shkëmbimit territorial

“I dini parimet që ne i kemi vendosur për procesin e dialogut që nuk bisedohet për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe kjo është hequr nga tavolina e bisedimeve, parimi i dytë është se nuk preket karakteri unitar i Kosovës dhe marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative që i adreson të gjitha çështjet në mes dy vendeve me pikën e parë drejtë njohjes reciproke. Ne jemi në proces të dialogut dhe unë jam i kënaqur me progresin qe është bërë deri më tani, parimet që jemi duke mbajtur të cilët po respektohen nga partnerët tanë ndërkombëtar edhe nga ndërmjetësi i dialogut”.

Këto komente kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i bëri gjatë vizitës në Komunën e Klinës, njofton Insajderi.

Ai është i është përgjigjur të dërguarit special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak ditë më parë tha se Kosova “duhet ta ndryshojë Kushtetutën e Kosovës për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Por sipas kreut të ekzekutivit Kosova ka vendosur kushtet e dialogut. /Insajderi.com