“Hoti është kryeministër i Thaçit dhe Mustafës”

“Hoti është kryeministër i Thaçit dhe Mustafës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, duke thënë se ai nuk është kryeministër i Kosovës.

“Nuk është problemi te ligji për rimëkëmbjen ekonomike, por unë mendoj se kjo qeveri është ilegale, pasi është formuar duke përdorur zyrën e presidentit si dhe duke e keqpërdorur Gjykatën Kushtetuese, prandaj, Hoti mund të ëndërrojë se ai është kryeministër i Kosovës, por ai është vetëm kryeministër i Hashim Thaçit e Isa Mustafës”, tha deputeti Rexha në emisionin Prime Time, transmeton Insajderi.

Më tutje ai shtoi se kjo qeveri si e tillë nuk do të zgjasë dhe se fundi i saj është afër./Insajderi.com.