Hoti falënderon deputetin gjerman që kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën

Hoti falënderon deputetin gjerman që kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetin gjerman të CDU-së, Peter Beyer, i cili në Bundestagun gjerman ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Hoti në Facebook ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë kontribut jetik në ndërtimin e kësaj miqësie, ku sipas tij Kosova duhet ta ruaj.

“Faleminderit Peter. Kosova është e bekuar me miqtë që ka në CDU dhe Bundestag. Lidhja Demokratike ka dhënë kontribut jetik në ndërtimin e kësaj miqësie, të cilën duhet ta ruajmë”, ka shkruar Hoti.

Eurodeputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë tani.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani! Unë e mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, misioni i KFOR-it është një pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend”, ka thënë Beyer./Insajderi.com