Hoti falënderon opozitën që votoi ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është gëzuar ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare financiare.

Hoti falënderon opozitën që votoi ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare financiare – për këtë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Kosovës përfshirë deputetët e opozitës të cilët me votën “pro” mundësuan kalimin e këtyre marrëveshjeve.

“Falënderoj të gjithë deputetët, të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kryeministri pretë që në ditët në vijim të miratohen edhe rishkikimi i buxhetit dhe ligi për Rimëkëmbjen Ekonomike ./Insajderi.com./

Postimi i plotë:

Falënderoj të gjithë deputetët, të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike.

Pres që në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike, duke e kompletuar kështu të gjithë bazën ligjore për rimëkëmbjen ekonomike, që është shumë e nevojshme për qytetarë dhe biznese.

Qeveria do të bëjë maksimumin që sa më parë të nis zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, me transparencë të plotë dhe në koordinimin me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj.