“Familja Jashari kishte vendosmëri për t’i shkuar deri në fund misioni për çlirimin e vendit”.
Kështu tha kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, gjatë një fjalimi në manifestimin qendror të Forcave të Sigurisë së Kosovës për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Adem Jashari dhe anëtarët tij të familjes u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit”, tha Hoti.
Për nder të Epopesë së UÇK-së janë paraparë disa aktivitete që shënojnë këto data. /Insajderi.com