Hoti: Familja më thotë “Dritoni po ta han sendviqin”

Hoti: Familja më thotë “Dritoni po ta han sendviqin”

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se “Driton Selmanaj ia merr gjysmën e sendviqit dhe në shaka shtoi se “familja i ankohet për këtë”.

Atij në emisionin “Prime Time” të Kanal 10, i janë shërbyer dy sendviqita, ‘njëri për të e tjetri për Selmanajn’.

“Kur shkoj në shtëpi dhe kërkoj ushqim më herët familja më thotë ta paska hanger Dritoni sendviqin”.

Çështja e sendviqit ishte diskutuar shumë në Kosovë, krejt kjo pasi zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, kishte deklaruar se “Hoti e merr bukën me veti në punë”.

Sipas një hulumtimi të Kallxo.com, ai dhe kabineti i tij kanë shpenzuar mesatarisht 103 euro për dreka e darka. /Insjaderi.com