Hoti flet me Bordin e Telekomit, u premton mbështetjen e qeverisë

Hoti flet me Bordin e Telekomit, u premton mbështetjen e qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluan sot një takim virtual (online) me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, njofton Insajderi.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen e përgjithshme të kësaj ndërmarrje.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, u shpreh se Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.

Po ashtu, u theksua se shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje. /Insajderi.com/