Hoti flet për mungesën e Teuta Rugovës në mbledhjen e LDK-së për rrëzimin e qeverisë

Hoti flet për mungesën e Teuta Rugovës në mbledhjen e LDK-së për rrëzimin e qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti nuk e di arysen se pse deputetja e kësaj partie, Teuta Rugova nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të partisë në të cilën u diskutuan veprimet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

Teuta Rugova ka vendosur të mos marr pjesë në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar të LDK-së. E për këtë nuk e ka njoftuar as shefin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hotin, shkruan Inasjderi.

Hoti ka thënë se nuk e di arsyen e mungesës së deputetes në këtë mbledhje, pasi që nuk ka marrë ndonjë njoftim apo arsyetim nga ajo.

“Nuk e di, drejt me thënë.. Nuk më ka dërgu ndonjë njoftim. Nuk më ka shkru për arsyet e mungesës”, ka thënë Hoti për Insajderin.

Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që deputetja Teuta Rugova shpërfill vendimet e partisë në të cilën bën pjesë.

Megjithëse mori mijëra vota duke kandiduar për deputete në listën e LDK-së, Rugova këtë mandat është angazhuar vetëm në anën e koalicionit qeverisës, duke mos ju bindur partisë së saj në shumicën e rasteve.

Por LDK ka bërë të ditur se në takimin e sotëm është biseduar dhe ka pasur dakordim për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë /Insajderi.com