Hoti: Fyerja e liderëve të opozitës nuk i kontribuon situatës

Hoti: Fyerja e liderëve të opozitës nuk i kontribuon situatës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se përveç zgjedhjeve të reja në vend nuk ka zgjidhje tjetër për vendin e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se “nëse këto institucione nuk kanë fuqi politike dhe legjitimitet për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, siç është situata tani, atëherë zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të nxjerrë institucione legjitime përmes votës së qytetarëve”.

“Rrugë tjetër nuk ka. Hedhja e topit tek opozita dhe fyerja e liderit kryesor të opozitës nuk i kontribuon situatës. Përkundrazi, tregon frustrim, dobësi lidershipi dhe dështim”, ka shkruar Hoti.

Tutje Hoti ka shtuar se “proceset shtetërore në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë, duhet të udhëhiqen nga institucionet e shtetit të Kosovës. Prandaj e kemi shpallur Kosovën shtet, për të pasur institucione që e udhëheqin atë, e jo ekipe politike”. /Insajderi.com