Avdullah Hoti u takua me Hashim Thaçin. Pas takimit tha se ai do ta udhëheqë dialogun. Megjithatë, kërkoi konsensus mes politikanëve.
Avdullah Hoti ka deklaruar se është gati për rifillimin e dialogut me Serbinë, njofton Insajderi.
Këto komente kryeministri i ka bërë pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
I pyetur se kush do të jetë udhëheqës i dialogut, Hoti ka thirrur në konsensus politik mes liderëve kosovarë, por ka shtuar se megjithatë Kushtetuta e përcakton qartë se kush udhëheqë.
Duke lënë kështu të nënkuptohet se ai është udhëheqës i delegacionit./Insajderi.com