Hoti: Gjermania – një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm

Hoti: Gjermania – një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në 30 vjetorin e murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, ka thënë se ky shtet ëshë një ndër partnerët e pazëvendësueshëm të Kosovës, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Gjermanisë i jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe pafundësisht falënderues për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.

“Më 1989, me hapjen e kufirit gjermano – gjerman, shumë njerëz nga Lindja kaluan në Perëndim për të shijuar lirinë. Me këtë akt, ata i thyen edhe barrierat ideologjike e politike për t’i dhënë Gjermanisë një kahje perëndimore dhe për të dhënë kontribut qenësorë në formësimin e Evropës së sotme”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com