Hoti: Gjuha e Vetëvendosjes është e rrezikshme për demokracinë

Hoti: Gjuha e Vetëvendosjes është e rrezikshme për demokracinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka quajtur të rrezikshme për demokracinë kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ua pamundëson 47 kandidatëve për deputetë që të garojnë në zgjedhje, njofton Insajderi.

Sipas tij, kreu i VV-së, Albin Kurti është i rrezikshëm për demokracinë, pasi “nuk e respekton asnjë rend shtëpie”.

“Ky lloj mentaliteti politik është rrezik për demokracinë. Ngritja e dilemave të tilla në shoqëri është rrezik për demokracinë. Këta njerëz janë rrezik për demokracinë, që nuk respektojnë asnjë rend shtëpie. Kurti në vazhdimësi e ka sfiduar rendin kushtetues dhe ligjet në Kosovë dhe tash deklarimet e Konjufcës, me një qasje të tillë dhe me një mentalitet të tillë, mendoj që ky është problemi – mënyra e të menduarit”, ka thënë Hoti në Klan Kosova.

Tutje, i pari i ekzekutivit shtoi se vendimet e organeve të drejtësisë, në këtë rast i Gjykatës Kushtetuese për moscertifikimin e disa kandidatëve për zgjedhje, nuk duhet të vihet në pikëpyetje se a duhet të zbatohet apo jo./Insajderi.com