Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur reagimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me shfuqizimin e task-forcës anti-korrupsion, veprim që Qeveria Hoti e ndërmori më 19 tetor.
Haradinaj është shprehur të shtunën kundër shuarjes së task-forcës anti-korrupsion, njofton Insajderi.
Por, i pari i ekzekutivit deklaroi se “Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi”, ai shtoiu duke thënë që “Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë”.
Hoti shfuqizimin e kësaj task-force e ndërlidhi edhe me “Kthimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend”.
“Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, shkroi Hoti në Facebook. /Insajderi.com