Hoti i përgjigjet Haradinajt: Qeveria sot merr masa të reja

Hoti i përgjigjet Haradinajt: Qeveria sot merr masa të reja

Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, është përgjigjur ndaj kritikave të ish-kryemininstri, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe kryetar i AAK-së, në lidhje me kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, njofton Insajderi.

Hoti ka thënë se janë duke shqyrtuar një varg me masa, duke plotësuar kështu rekomandimet që vijnë nga profesionistët në përputhje me situatën që është krijuar nga pandemia.

Ai tutje ka thënë se po mundohen që edhe me gastronomët t’i harmonizojnë qëndrimet.

“Në qeveri jemi duke shqyrtuar një varg të masave, tash nga kjo ngjarje do të kemi një konsultim me kabinetin qeveritar. Unë e kam thënë gjithmonë do t’i plotësojmë rekomandimet që na vijnë nga profesionistët në përputhje me situatën. Do të bëjmë konsultime me partnerët dhe akterët tjerë. Po mundohemi edhe me gastronomët t’i harmonizojmë qëndrimet. Fjalën e fundit e japin profesionistët”, ka shtuar ai, derisa ka folur edhe për antarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Çdo anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare bëhet në koordinim me partnerët, ne jemi dakordu që në këtë proces të rrugëtojmë bashkë”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com/