Hoti i shkruan Blinkenit: Marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet bazuar në njohje reciproke

Hoti i shkruan Blinkenit: Marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet bazuar në njohje reciproke

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka shkruar një letër sekretarit të shtetit amerikan, Anthony Blinken, duke e uruar atë për postin e ri, njofton Insajderi.

Ai në letër është shprehur i gatshëm për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Kosovës dhe Serbisë.

“Z. Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke.

Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit”, thuhet mes tjerash letër./Insajderi.com