Hoti i uron Kurtit shërim të shpejtë pas infektimit me COVID-19

Hoti i uron Kurtit shërim të shpejtë pas infektimit me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka uruar shërbim të shpejtë nga COVID-19, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Kurti, ka njoftuar të mërkurën përmes një postimi në Facebook se pas disa simptomave të lehta ka bërë testin për COVID-19. Rezultati i ka dalë pozitiv.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, ka shkruar Hoti.

Hoti ishte po ashtu i infektuar me virusin COVID-19, pandemia që ka përfshirë shumë figura politike në vend.

Por, për dallim nga politikanët e tjerë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja ka një problem me mushkëritë dhe në 6 shkurt të vitit 2019 kishte përfunduar i shtrirë në spital.

Kurti edhe gjatë kohës sa ishte kryeministër kishte dyshime se është infektuar me virusin COVID-19, pasi kishte pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Testi atëherë i doli negativ. /Insajderi.com