Hoti ia huq në urimin për kualifikimin e Kosovës

Hoti ia huq në urimin për kualifikimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në rrjetin e tij social Facebook, ka postuar një fotografi të përfaqësueses së Kosovës, duke uruar për fitore në ndeshjen e sotme ndaj Maqedonisë – por ai ia ka huqur vitin kampionatit evropian, pasi ai do të zhvillohet gjatë vitit 2021 e jo 2020, ashtu siç pretendon kryeministri.

“Jemi shumë afër kualifikimit për EURO 2020 – shumë fat sonte djema”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Insajderi.

Kampionati Evropian, ishte paraparë të zhvillohej gjatë verës së vitit 2020, por pasi bota u godit nga pandemia Covid 19, UEFA, mori vendim që kampionati të shtyhej për vitin 2021.

Kryeministri Hoti, është fans i futbollit dhe i ekipit të Liverpool – për të cili ai poston herë pas here në Facebook./Insajderi.com.

Jemi shumë afër kualifikimit për #EURO2020. Shumë fat sonte djema! #KosovaEuro2020 🇽🇰

Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 8. Oktober 2020