Hoti i kundërpërgjigjet Kusari-Lilas: U Vetizolova pas testimit për COVID-19

Infektimi i kryeministrit, Avdullah Hoti, me Coronavirus ka ngjallur reagime dhe dyshime se Ai nuk është vetiizolouar pas testit për COVID-19.

Hoti i kundërpërgjigjet Kusari-Lilas: U Vetizolova pas testimit për COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila në mëngjesin e së hënës shkroi se kryeministri nuk ka respektuar protokollin e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u vetizoluar pas testimit.

Përmes një reagimi në Facebook, Hoti ka thënë se testin për COVID-19 e ka bërë në ora 16:00 pasi kishte disa ‘kolle të lehta’, më pastaj është vetizoluar dhe se e ka pritur rezultatin – rezultat që e rezultoi kryeministrin si pozitiv me Coronavirus.

“Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle te lehte te dielën, bashkëpunëtoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielën rreth orës 16.
Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik”, ka sqaruar Hoti.

“Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thotë te vërteten”, tha Hoti vetëm pak kohë pas deklaratës së Mimoza Kusari-Lilas. /Insajderi.com/