Hoti informon liderët partiakë për Samitin e Parisit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do t'i informojë liderët partiakë për samitin e Parisit.

Hoti informon liderët partiakë për Samitin e Parisit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar liderët e subjekteve politike për t’i informuar rreth Samitit të Parisit.

Kryeministri Hoti javën e kaluar është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel – takimi direkt në mes Kosovës dhe Serbisë pas një kohe shumë të gjatë.

“Ashtu siç e kam thënë prej ditës së parë do të jem plotësisht transparent në këtë proces. Por, dialog teknik nuk ka. Ka vetëm dialog politik për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, tha Hoti të hënën kur njoftoi për ftesat drejtuar liderëve.

Në ftesën e qershorit për liderët partiakë nga Hoti, dy partitë opozitare; Lëvizja Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin bojkotuar takimin. As për takimin e sotëm nuk kanë konfirmuar pjesëmarrje. /Insajderi.com/