Hoti ironizon me Kurtin: Në Shtëpinë e Bardhë nuk gjeta harta e as thika

Hoti ironizon me Kurtin: Në Shtëpinë e Bardhë nuk gjeta harta e as thika

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në Uashington “nuk ka gjetur as harta e as thika”, duke ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin,

Hoti tha se marrëveshja është e rëndësishme dhe qëllimi final i tyre që mbështetet nga Shtëpia e Bardhë, është marrëveshja përfundimtare e cila parash njohjen reciproke pa prekur integritetin territorial.

“Nuk gjeta as harta as thika, as nuk është shtruar si temë. E vërteta është që ShBA-të jo që nuk kanë harta e thika por angazhohen për ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Historikisht Vetëvendosja ka qenë gabim, nëse kthehemi dhe i shikojmë në momente të tilla, edhe Vjosa Osmani është gabim dhe i duhen dy tri ditë derisa ta sheh që është gabim”, tha ai për RTK.

Kryeministri po ashtu ka thënë se edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas dy a tri ditëve do ta kuptojë që në këtë rast i ka të gabuara vlerësimet e saj reth marrëveshjes së Uashingtonit. /Insajderi.com