Hoti: Jemi në fazën finale të pandemisë, vaksina vjen për disa javë

Hoti: Jemi në fazën finale të pandemisë, vaksina vjen për disa javë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i bindur se është në fazën finale dhe se shumë shpejt vendi do t’i kthehet normalitetit, përcjell Insajderi.

Ai në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, ka thënë se për disa javë në Kosovë do të arrijë vaksina, ndërsa shtoi se në këtë drejtim janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

Hoti ka pohuar se pandemia ka shkaktuar probleme të madh sociale dhe ekonomike.

“Tash jemi në fazën finale të kësaj pandemie. Për disa javë presim arritjen e vaksinave dhe janë bërë të gjitha përgatitjet në këtë drejtim sipas standardeve të BE-së. Jam i sigurt se do t’ia dalim mbanë dhe do t’i kthehemi normalitetit”.

Ai ka lavdëruar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike duke thënë se kanë arritur t’i ngritin kapacitetet.

Hoti ka potencuar se edhe kategorizimi i komunave në kuadër të masave është marrë si model nga vendet e tjera.

“Jemi në muajt e fundit të përmbylljes së kësaj pandemie dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Në dy javët e fundit kemi pasur rritje në numrin e rasteve, por nuk shumë e lartë kjo rritje, duhet të jemi të mobilizuar me inspektoratin”, ka deklaruar ai./Insajderi.com