Hoti: Jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që kemi arritur Marrëveshje me DFC-në

Hoti: Jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që kemi arritur Marrëveshje me DFC-në

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka arritur Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve me DFC-në.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njofton Insajderit.

Sipas Hotit, marrëveshja e cila ka hyrë në fuqi, do i mundësojë Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të sjell prodhime financiare në vend.

“Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike”, ka shkruar shefi i ekzekutivit në Facebook./Insajderi.com