Hoti jep sqarim lidhur më përleshjen e zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë

Hoti jep sqarim lidhur më përleshjen e zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka qenë prezent në përleshjen e delegatëve të LDK-së në Mitrovicë.

Përmes një postimi sqarues në Facebook, Hoti ka shkruar se kryesia e degës në Mitrovicë do të njoftojë lidhur me këtë ngjarje.

“Sqarim: une nuk kam qene prezent ne ngjarjen qe po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për te gjitha detajet, Kryesia e Degës se LDK-se ne Mitrovice do te njoftoje opinionin me një deklarate publike”, ka shkruar Hoti.

Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qendrën e saj kryesore në Mitrovicë.

Përkrahësit e Safet Kamberit duket se janë nervozuar me zgjedhjet partiake në këtë komunë ku në garë është edhe Faton Peci. /Insajderi.com